Kanceri i qafës së mitrës (kanceri cervikal): Roli i testit ...
Kanceri i qafës së mitrës, i njohur si kanceri cervikal, është një nga...
Velvet Health është projekt i Shoqatës së Mjekëve Specializantë(ZLS), organizatë udhëheqëse me mbi 600 anëtarë, e cila që nga viti 2017 vepron aktivisht për përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe pozitës së mjekëve të rinj në Maqedoni.
ZLS qëndron pas shumë iniciativave për avancimin e shëndetësisë – nga rritja e pagave të specializantëve dhe sigurimi shëndetësor për specializantët privatë, deri te organizimi i simpoziumeve dhe projekteve edukative dhe kontrollimeve falas parandaluese për qytetarët.
Me Velvet Health, ZLS vazhdon moton e saj – ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme, më të informuar dhe më rezistente përmes dijes, aftësisë digjitale dhe edukimit mjekësor të qasshëm për të gjithë.
Projekti Velvet Health bashkëfinancohet nga Agjencia Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet.
Misioni ynë është të sigurojmë një burim të sigurt, falas dhe të lehtë për qasje të informacionit shëndetësor për të gjithë qytetarët. Përmes një platforme inovative digjitale në gjuhën maqedonase dhe shqipe, synojmë të fuqizojmë njerëzit të marrin vendime të informuara për shëndetin e tyre dhe të reduktojmë ekspozimin ndaj dezinformatave.
Vizion i ynë është të ndërtojmë një komunitet ku çdo individ, pavarësisht statusit social apo ekonomik, ka qasje të barabartë në informacione të besueshme shëndetësore. Ne synojmë një shoqëri ku shkrim-leximi digjital dhe ai shëndetësor ecin paralelisht, duke krijuar kushte për parandalim, zakone të shëndetshme dhe mirëqenie afatgjatë.
Gjithsej artikuj të publikuar
Artikuj të publikuar nga kategori Gjendje shëndetësore dhe ndërhyrje
Artikuj të publikuar nga kategori Medikamente
Artikuj të publikuar nga kategori Ushqyerja
Artikuj të publikuar nga kategori Informacione të dobishme për shëndetin
Kanceri i qafës së mitrës, i njohur si kanceri cervikal, është një nga...
Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek gratë në mbarë b...
Kanceri i stomakut (karcinoma gastrike) është një sëmundje serioze që shpes...