Shopping cart

Free Shipping for all orders over $200

Big Dumbbells
$120.00 x2
Vitamin Bottle
$80.00 x2

Subtotal:

$113.00
  • Na ndiqni:

MK

|

SQ

disabled_visible

Duke vizituar faqen e internetit të Moe Zdravje, nënkupton se e keni lexuar përmbajtjen e këtij dokumenti për Politikat e Privatësisë. Duke e shqyrtuar dhe njohur faqen tonë të internetit dhe këtë Politikë të Privatësisë, ju pranoni dhe pajtoheni me kushtet e parashikuara në të.

Informacionet që janë publikuar në këtë faqe janë të karakterit publik, kanë për qëllim të informojnë dhe janë të destinuara për njoftimin e vazhdueshëm të përdoruesve të Moe Zdravje.

Moe Zdravje bën përpjekje maksimale për përditësimin në kohë të të gjitha informatave në faqen e internetit, si dhe për eliminimin e gabimeve teknike dhe faktike që mund të paraqiten herë pas here. Moe Zdravje pranon me kënaqësi çdo vërejtje nga përdoruesit lidhur me ndonjë gabim të paqëllimshëm apo teknik.

Kjo politikë e privatësisë jep informacione të përgjithshme për përpunimin e të dhënave personale kur vizitoni faqen tonë të internetit dhe/ose përdorni ndonjë nga shërbimet tona administrative nëpërmjet saj. Ne mbledhim vetëm ato të dhëna personale që janë të nevojshme për realizimin e detyrave, obligimeve dhe autorizimeve tona ligjore.

Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave personale

Ju mund të përdorni faqen tonë të internetit pa zbuluar të dhënat tuaja personale. Nga ju nuk kërkohet të jepni të dhëna personale si kusht për përdorimin e faqes, përveç kur është e nevojshme për t'ju ofruar informacione që i kërkoni. Gjatë përdorimit të faqes, mund të mblidhen të dhëna me qëllim që t'ju ofrohen informacionet që i kërkoni.

Të dhënat personale i mbledhim kur na i dërgoni përmes formularit të kontaktit, vetëm me qëllim që të përpunojmë kërkesën tuaj, si pjesë e kërkesave për shërbime, pyetje ose materiale të nevojshme që kanë të bëjnë me aktivitetet e Moe Zdravje dhe situata të tjera të ngjashme ku keni zgjedhur të na dërgoni informacione.

Baza e të dhënave dhe përmbajtja e saj mbeten në Moe Zdravje, në procesorët e të dhënave ose në serverët që janë nën kontrollin tonë ose nën kontrollin e partnerëve tanë, përkatësisht kompanisë që menaxhon këtë faqe interneti dhe që me marrëveshje është e detyruar të mbrojë të dhënat personale ndaj të cilave ka qasje.

Të dhënat personale përpunohen në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Të dhënat që i mbledhim
Mund të mbledhim të dhëna lidhur me kategoritë e mëposhtme të personave:
  1. Vizitorë të faqes sonë të internetit: moezdravje.org.mk
  2. Persona që kërkojnë qasje në informata me karakter publik në bazë të Ligjit për qasje të lirë në informata me karakter publik.
Kategoritë e të dhënave që përpunohen

Gjatë vizitës në faqen tonë, serveri për secilin vizitor krijon log me këto të dhëna:

  1. Adresa juaj IP (Protokolli i Internetit);
  2. Pajisja nga e cila hyni, lloji dhe modeli;
  3. Sistemi operativ që përdorni;
  4. Lloji i shfletuesit (browser), shtojcat (plugins) dhe versioni;
  5. Faqet që vizitoni në faqen tonë dhe koha që kaloni në secilën faqe;
  6. URL-ja e faqes që ju ka ridrejtuar tek faqja jonë dhe, në disa raste, termat që keni përdorur për ta gjetur faqen e Moe Zdravje;
  7. Gjuha e shfletuesit që përdorni;
  8. Shteti (përcaktohet përmes adresës IP).

Log-et e serverit fshihen automatikisht brenda 30 ditëve, përveç nëse rrethanat kërkojnë një ruajtje më të gjatë, për shembull për hetimin e një virusi apo sulmi të qëllimshëm.

Si i mbledhim të dhënat personale
Të dhënat personale i mbledhim në këto mënyra:
  1. Përmes përdorimit të faqes sonë, përfshirë formularët për aplikim;
  2. Përmes emailit tonë: moezdravje2025@gmail.com
  3. Përmes postës;
  4. Me faks;
  5. Verbalisht.
Nuk ndajmë të dhënat tuaja me palë të treta, përveç në këto raste:
  1. Me kërkesë të gjykatës, policisë apo organeve dhe institucioneve të tjera për realizimin e kompetencave të tyre, dhe vetëm nëse ekziston bazë ligjore për këtë.
Koha e ruajtjes së të dhënave

Të dhënat që i mbledhim ruhen në përputhje me ligjin dhe për kohën e nevojshme për arritjen e qëllimit të përpunimit.

Cilat janë të drejtat tuaja?
Të drejtat tuaja në lidhje me përpunimin e të dhënave personale janë:
  1. E drejta për t’u informuar për përpunimin e të dhënave personale;
  2. E drejta për qasje në të dhënat personale;
  3. E drejta për korrigjim dhe fshirje të të dhënave personale;
  4. E drejta për kufizim të përpunimit të të dhënave;
  5. E drejta për ankesë.
E drejta për tërheqje

Ju keni të drejtë që në çdo kohë të tërhiqni pëlqimin tuaj për përdorimin e të dhënave personale në të ardhmen. Ashtu si më sipër, mjafton të dërgoni email në adresën e dhënë në faqen tonë, përveç rasteve të parashikuara me ligj.

Ndryshimi i politikës së privatësisë

Politika e privatësisë do të ndryshohet dhe plotësohet rregullisht, në përputhje me ndryshimet që ndodhin dhe aktivitetet tona.