Shopping cart

Free Shipping for all orders over $200

Big Dumbbells
$120.00 x2
Vitamin Bottle
$80.00 x2

Subtotal:

$113.00
  • Na ndiqni:

MK

|

SQ

disabled_visible

Gjendje shëndetësore dhe ndërhyrje

Çfarë duhet të dinë prindërit për zhurmat e zemrës të fëmijët

 Çfarë janë zhurmat e zemrës te fëmijët?

Zhurmat e zemrës te fëmijët janë lloje të ndryshme tingujsh që vijnë nga rrjedhja e gjakut përmes valvulave të zemrës; nga dridhja, rezistenca dhe rrjedhja e gjakut përmes valvulave, ose nga rrjedhja përmes hapjeve patologjike apo kanaleve që ekzistojnë që në lindje.

A mund të dëgjohen zhurmat e zemrës pas lindjes?

Disa zhurma mund të dëgjohen menjëherë pas lindjes, sepse fëmijët lindin me një hapje ose kanal të quajtur komunikim fetal, që mund të prodhojë zhurmë derisa të mbyllet. Disa zhurma patologjike që vijnë nga malformime të lindura të zemrës mund të dëgjohen që në ditët e para të jetës.

Si klasifikohen zhurmat e zemrës?
Ekzistojnë 6 nivele të zhurmës së zemrës:
  • Niveli 1 – zhurmë shumë e lehtë që dëgjohet vetëm me stetoskop
  • Niveli 2 – zhurmë muzikale me frekuencë të lartë që dëgjohet në një pikë të kraharorit
  • Niveli 3 – zhurmë e ashpër që dëgjohet në disa pika me stetoskop të vendosur ngjitur
  • Niveli 4 – zhurmë që dëgjohet përmes dorës së mjekut të vendosur mbi kraharor, me stetoskop mbi dorë
  • Niveli 5 – zhurmë që dëgjohet përmes grushtit të mjekut mbi kraharor, me stetoskop mbi grusht
  • Niveli 6 – zhurmë shumë e fortë që dëgjohet edhe kur stetoskopi është 1 cm larg nga kraharori
Kur duhet të shqetësohen prindërit?

Prindërit duhet të shqetësohen nëse fëmija me zhurmë të zemrës ka:

  • Vështirësi në ushqyerje dhe lodhje
  • Djersitje të tepërt dhe mos shtim në peshë
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Infeksione të shpeshta në mushkëri
  • Ngjyrë blu në buzë, gishta të duarve dhe këmbëve
A mund të zhduket zhurma e zemrës?

Po, nëse është zhurmë e pafajshme muzikale, mund të zhduket me rritjen e fëmijës. Zhurmat që vijnë nga malformime të lindura mund të zhduken pas operacionit ose trajtimit ndërhyrës. Disa zhurma nga sëmundje serioze të zemrës mund të zgjasin gjithë jetën.

A mund ta zbulojë ultrazëri zhurmën e zemrës?

Po. Ekokardiografia (ultrazëri) mund të zbulojë shkakun e zhurmës dhe është standardi i artë për diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës. Ekzistojnë disa lloje të ekokardiografisë që ndihmojnë në zbulimin e sëmundjes.

A është ultrazëri metodë e dëmshme?

Jo. Ultrazëri është metodë jo invazive dhe mund të përdoret disa herë te fëmijët. Në varësi të diagnozës, përdoret në intervale të caktuara për kontrolle.

A mund të zbulojë EKG-ja zhurmat e zemrës?

Jo. EKG-ja nuk zbulon zhurmat, ato dëgjohen me stetoskop. Megjithatë, ndryshimet në EKG mund të tregojnë sëmundje të zemrës që shoqërohen me zhurma.

A mund të parandalohet zhurma e zemrës?

Jo. Prania e predispozitës gjenetike për sëmundje të zemrës rrit rrezikun për zhurma. Ajo që mund të parandalohet është ekspozimi i nënës gjatë shtatzënisë ndaj faktorëve të dëmshëm si: ushqim jo i shëndetshëm, duhan, alkool, drogë, stres, rrezatim dhe ndotje. Nëse ka rrezik gjenetik, nëna mund të bëjë ekzaminime prenatale për të zbuluar ndryshime patologjike dhe të vendosë për vazhdimin e shtatzënisë.

Cili është trajtimi më i mirë për zhurmat e zemrës?

Shumica e zhurmave nuk kërkojnë trajtim, por vetëm ndjekje. Trajtohet sëmundja bazë që ka shkaktuar zhurmën. Medikamentet që mund të përdoren (vetëm me diagnozë të saktë) janë:

  • Terapia antikoagulante
  • Diuretikë (Furosemid, Spironolakton)
  • Inhibitorë të enzimës konvertuese të angiotensinës (ACE) – Captopril dhe Enalapril
  • Digoksinë – për dobësinë e zemrës
  • Beta-bllokues (Propranolol, Metoprolol etj.) – për uljen e tensionit dhe ngadalësimin e rrahjeve

Operacioni i zemrës dhe procedurat e tjera janë të nevojshme në raste të sëmundjeve të përkeqësuara, si malformimet kongjenitale, sëmundjet reumatike dhe anomalitë e arterieve koronare – vetëm në raste të zgjedhura.

A mund të bëjë sport fëmija me zhurmë të zemrës?

Në përgjithësi, po. Fëmijët me zhurma të pafajshme dhe EKG normale mund të merren me sport profesional. Fëmijët me malformime që kërkojnë vetëm ndjekje mund të bëjnë aktivitet rekreativ. Fëmijët të operuar për defekte të thjeshta mund të bëjnë aktivitet të lehtë rekreativ. Fëmijët të operuar për defekte komplekse nuk mund të merren me sport profesional dhe duhet të shmangin lodhjen fizike të tepruar.

  

  1. Heart murmurs- diagnosis & treatment. www.mayoclinoc.org
  2. Hueckel RM, et al.  Pediatric murmurs. Nurs Clin North Am 2023. PMID: 3753793
  3. Haart murmurs in children: what parents should know. Am Fam Physician.2022. PMID 35289586

Vlerësim mesatar:

3 (50 vota)

Vlerëso: