Shopping cart

Free Shipping for all orders over $200

Big Dumbbells
$120.00 x2
Vitamin Bottle
$80.00 x2

Subtotal:

$113.00
  • Na ndiqni:

MK

|

SQ

disabled_visible

Covid-19 sot: Simptoma, testim dhe pasoja afatgjata

Edhe pse Covid-19 nuk është më një emergjencë globale si në vitet 2020–2022, virusi SARS-CoV-2 vazhdon të qarkullojë nëpër botë dhe të shfaqet në variante të reja. Sot sëmundja përgjithësisht ka një pamje klinike më të lehtë tek shumica e personave të shëndetshëm, por mbetet e rëndësishme, veçanërisht për grupet e cenueshme si të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe ata me imunitet të dobësuar. Për shkak të mutacioneve të vazhdueshme, simptomat dhe mënyrat e testimit ndryshojnë me kalimin e kohës, ndërsa gjithnjë e më shumë vëmendje i kushtohet “Covid-it të gjatë”, gjendje që mund të zgjasë me muaj pas infeksionit akut.

Cilat janë simptomat më të shpeshta të Covid-19 sot?

Me shfaqjen e varianteve të reja (Omicron dhe nënvariantet e tij), pamja klinike është ndryshuar ndjeshëm krahasuar me virusin origjinal. Simptomat e sotme ngjajnë më shumë me një infeksion të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe shpesh janë më të lehta.

Simptomat më të shpeshta aktuale janë:

  • dhimbje fyti
  • hundë e bllokuar ose rrjedhje hundësh
  • kollë (e thatë ose me sekrecione)
  • lodhje
  • dhimbje koke
  • temperaturë e ngritur
  • dhimbje muskujsh dhe kyçesh
  • teshtima

Gjithnjë e më rrallë shfaqen simptomat që ishin “klasike” në vitin 2020, si humbja e shijes dhe nuhatjes, por ato nuk përjashtohen plotësisht.

Disa pacientë mund të kenë edhe:

  • simptoma gastrointestinale (diarre, të përziera)
  • dhimbje në gjoks
  • marramendje

Shumica e rasteve janë vetë-kufizuese dhe zgjasin 3–7 ditë, por tek kategoritë e cenueshme mund të zhvillohet formë më e rëndë, përfshirë edhe pneumoni.

Kur duhet të bëni test për Covid-19?

Edhe pse shumë sisteme shëndetësore nuk kërkojnë më testim të detyrueshëm, testet mbeten të dobishme kur është e rëndësishme të dihet shkaku i saktë i simptomave – për mbrojtje personale, mbrojtjen e të tjerëve dhe marrjen e vendimeve për punë ose udhëtim.

Rekomandohet të bëni test nëse:

  • keni simptoma të infeksionit respirator dhe keni qenë në kontakt me një të sëmurë
  • keni takim të rëndësishëm ose punë me persona të cenueshëm (spitale, shtëpi për të moshuar)
  • duhet të udhëtoni ose të merrni pjesë në një ngjarje me shumë njerëz
  • keni sëmundje kronike dhe simptomat përkeqësohen
  • keni temperaturë të lartë >38°C për më shumë se 48 orë
  • simptomat zgjasin më shumë se një javë

Personat me imunitet të dobësuar duhet të testohen më herët, pasi trajtimi i hershëm me barna antivirale është thelbësor.

Çfarë lloj testesh ekzistojnë dhe cili është më i përshtatshëm?
Sot më së shumti përdoren dy lloje testesh:

Testet antigjenike (të shpejta)

  • rezultat për 15–20 minuta
  • zbulojnë më mirë virusin kur simptomat janë të forta
  • më pak të ndjeshëm se PCR, por praktikë për përdorim në shtëpi
  • një test negativ nuk e përjashton infeksionin, veçanërisht në 24–48 orët e para
  • rekomandohet përsëritja e testit antigjenik pas 48 orësh nëse simptomat vazhdojnë
Testet PCR
  • “standardi i artë”
  • zbulojnë sasi më të vogla të virusit
  • të domosdoshme tek personat me rrezik të lartë

PCR testi është më i nevojshëm kur:

  • simptomat janë të pranishme, por testi antigjenik është negativ
  • pacienti është imunokomprometuar
  • simptomat janë të rënda ose zhvillohet pneumoni

Cili është trajtimi i Covid-19 sot?

Trajtimi i Covid-19 sot varet nga ashpërsia e simptomave, mosha e pacientit dhe rreziku për zhvillimin e komplikimeve. Tek shumica e njerëzve, veçanërisht tek ata që janë të rinj dhe të shëndetshëm, sëmundja ka një ecuri të lehtë dhe mund të trajtohet në shtëpi me masa mbështetëse. Më e rëndësishme është që trupi të marrë mjaftueshëm pushim dhe hidratim, si dhe të monitorohen simptomat.

Trajtimi i rasteve të lehta në shtëpi

Format e lehta të Covid-19 zakonisht trajtohen me masa të thjeshta që synojnë të ulin shqetësimin dhe të mbështesin organizmin derisa të përballojë infeksionin. Më shpesh rekomandohet:

  • pirja e shumë lëngjeve për të shmangur dehidratimin
  • pushim dhe shmangia e lodhjes fizike të tepërt për disa ditë
  • marrja e antipiretikëve si paracetamol ose ibuprofen për kontrollin e temperaturës dhe dhimbjeve
  • ajrosje e rregullt e ambientit për përmirësimin e cilësisë së ajrit

Në shumicën e rasteve, këto masa janë të mjaftueshme dhe simptomat zhduken brenda disa ditësh.

Barnat antivirale

Tek pacientët me rrezik më të madh për komplikime, mjeku mund të rekomandojë terapi antivirale, si Paxlovid (nirmatrelvir/ritonavir) ose barna të ngjashme që janë të disponueshme. Kjo terapi është më efektive kur fillohet brenda 5 ditëve nga shfaqja e simptomave. Barnat antivirale janë më të dobishme për:

  • persona mbi 60 vjeç
  • persona me sëmundje kronike si sëmundje të zemrës, mushkërive ose diabet
  • pacientë imunokompromentuar

Këto barna ulin rrezikun e shtrimit në spital, ecurisë së rëndë të sëmundjes dhe vdekshmërisë.

Kur duhet të kontaktoni mjekun?

Edhe pse shumica e rasteve janë të lehta, është e rëndësishme të njihen simptomat që tregojnë një gjendje më serioze. Ndihma mjekësore duhet të kërkohet nëse shfaqen:

  • vështirësi në frymëmarrje
  • dhimbje ose presion në gjoks
  • temperaturë e lartë e vazhdueshme që nuk kontrollohet me barna
  • dobësi e konsiderueshme ose pamundësi për funksionim normal
  • nivel i ulët vigjilence ose konfuzion
  • shenja dehidratimi

Këto simptoma mund të tregojnë komplikime si pneumonia ose përkeqësim serioz të gjendjes së përgjithshme.

Çfarë është  Covid i gjatë dhe kë kë prek?

Covid i gjatë (Long COVID) është gjendje në të cilën simptomat e Covid-19 vazhdojnë të zgjasin më shumë se katër javë pas infeksionit akut. Kjo gjendje mund të shfaqet edhe tek persona që kanë pasur ecuri të lehtë të sëmundjes dhe nuk kanë qenë të shtruar në spital. Mendohet se Covid i gjatë është rezultat i një reagimi të zgjatur imunitar, inflamacionit ose dëmtimit të indeve.

Simptomat më të shpeshta afatgjata Personat me Covid të gjatë mund të ndiejnë disa simptoma të ndryshme, ndër më të shpeshtat janë:

  • lodhje kronike ose rraskapitje
  • vështirësi në përqendrim, e njohur si “brain fog”
  • vështirësi në frymëmarrje
  • kollë e vazhdueshme
  • dhimbje muskujsh dhe kyçesh
  • çrregullime të gjumit
  • palpitacione (rrahje të forta zemre)
  • ankth ose ndryshime në humor

Simptomat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës dhe të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës.

Kush është më i rrezikuar për Covid të gjatë?

Disa grupe njerëzish kanë më shumë gjasa të zhvillojnë pasoja afatgjata:

  • persona me më shumë simptoma gjatë infeksionit akut
  • pacientë me sëmundje kronike / imunokompromentuar
  • persona të pavaksinuar

Trajtimi i Covid-it të gjatë është i fokusuar tek simptomat dhe mund të përfshijë rehabilitim, ushtrime të frymëmarrjes së thellë, terapi fizike, rregullim të gjumit dhe mbështetje psikologjike.

Si të mbroheni sot?

Edhe pse virusi vazhdon të pësojë mutacione, ekzistojnë masa të thjeshta që mund të ulin ndjeshëm rrezikun e transmetimit:

  • larje e rregullt dhe e plotë e duarve
  • ajrosje e hapësirave të mbyllura
  • shmangia e kontaktit të ngushtë nëse ju ose të tjerët jeni të sëmurë
  • mbajtja e maskës në institucionet shëndetësore ose kur keni simptoma
  • vaksinim i rregullt

Vaksinat, veçanërisht dozat përforcuese të përditësuara, jo gjithmonë e parandalojnë infeksionin, por e ulin rrezikun e ecurisë së rëndë të sëmundjes, nevojës për shtrim në spital dhe shfaqjes së Covid-it të gjatë.

 

  1.   Mayo Clinic. 2024. “COVID-19: Symptoms and Causes.” Rochester, MN: Mayo Foundation for Medical Education and Research. Retrieved December 2025 (https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/coronavirus  ).
  2. Centers for Disease Control and Prevention (CDC). 2024. “COVID-19: Testing, Variants, and Long COVID.” Atlanta, GA. Retrieved December 2025 (https://www.cdc.gov/covid  ).
  3. World Health Organization (WHO). 2024. “Coronavirus Disease (COVID-19): Updates and Long-term Effects.” Geneva, Switzerland. Retrieved December 2025 (https://www.who.int/health-topics/coronavirus ).

Vlerësim mesatar:

3,1 (58 vota)

Vlerësimi juaj u regjistrua!