Si kontribuojnë ushqimet e përpunuara në rrezikun e sëmundjeve kronike
Njerëzit gjithmonë e kanë përpunuar ushqimin në mënyra të ndryshme - me anë të trajtimit termik, tharjes, bluarjes, kriposjes dhe metodave të tjera - me qëllim që ta ruanin atë, ta përdornin më mirë ose ta bënin më të shijshëm. Megjithatë, në kohën e fundit, produktet ushqimore, nga ushqime të ndryshme dhe pije deri te vaktet e gatshme, janë bërë baza e ushqyerjes në shumë familje. Edhe pse ato mund të kursejnë kohë dhe përpjekje, gjithnjë e më shumë kërkime tregojnë se një ushqim e pasur me produkte të përpunuara mund të ketë efekte serioze negative në shëndet.
Klasifikimi i ushqimit sipas shkallës së përpunimit
Një mënyrë për të njohur ushqimin nga niveli i përpunimit përfshin katër grupe:
Ushqim i papërpunuar ose i përpunuar minimalisht
I marrë direkt nga natyra nga bimët ose kafshët, pa ndryshime të rëndësishme.
Mund t’i nënshtrohet pastrimit, bluarjes, tharjes, fermentimit, ngrirjes etj., pa shtuar vajra, yndyrna, sheqer, kripë ose aditivë të tjerë.
Shembuj: fruta dhe perime të freskëta ose të ngrira, fruta të thata, fruta bërthamore, fara, drithëra (tërshërë, grurë, elb, misër, thekër, etj.), bishtajore (thjerrëza, fasule, qiqra), mish i freskët, vezë, qumësht, kos i thjeshtë, erëza, çaj, kafe, ujë, etj.
Përbërës të përpunuar të kuzhinës
Produkte të përftuara nga përpunimi i përbërësve natyralë të përdorur për erëza dhe përgatitjen e gatimeve.
Me përdorim të kujdesshëm dhe të moderuar, ato kontribuojnë në larminë dhe shijen e gatimeve, duke ruajtur njëkohësisht një ushqim të ekuilibruar.
Ushqim i përpunuar
Ushqim i prodhuar duke shtuar kripë, sheqer, vajra ose përbërës të tjerë (nga grupi 2) në ushqime natyrale ose të përpunuara minimalisht (nga grupi 1).
Zakonisht përmban dy ose tre përbërës.
o Shembuj: perime të konservuara ose turshi, koncentrat domatesh me kripë dhe/ose sheqer, fruta në shurup sheqeri, proshutë, fruta bërthamore dhe fara të kripura ose të ëmbëlsuara, peshk i konservuar (sardele, ton), mish dhe peshk i kripur, i tharë ose i tymosur, djathë, bukë (e papaketuar, e bërë nga mielli, maja, uji dhe kripa), pije alkoolike të fermentuara (birrë, verë).
Ushqime ultra të përpunuara
Ushqim i formuluar industrialisht i përgatitur në laboratorë nga përbërës dhe aditivë të izoluar ushqimorë që e bëjnë produktin shumë tërheqës për konsum.
Shembuj: ushqime me yndyrë, të ëmbla ose të kripura të paketuara , biskota, akullore, çokollata, karamele, pije të gazuara, pije energjike dhe sportive, supa të menjëhershme, salca, erëza, kos të ëmbëlsuar, pije qumështi, margarina, ushqime të gatshme (pica, makarona, hamburgerë, salçiçe).
Pse ushqimi ultra i përpunuar është problem?
Përmbajtje e lartë sheqeri, kripe dhe yndyre: Ato i bëjnë produktet më të shijshme dhe nxisin konsumin e tepërt, gjë që çon në obezitet.
Përmbajtje e ulët e lëndëve ushqyese thelbësore: Mungojnë fibrat, vitaminat dhe mineralet e nevojshme për shëndetin.
Crregullim i tretjes dhe ngopjes: Përpunimi intensiv ndryshon mënyrën se si tretim dhe ndihemi të ngopur.
Shumë aditivë: Ndikojnë negativisht në mikrobiotën e zorrëve dhe rrisin inflamacionin.
Kimikate nga paketimi: Mikroplastikat dhe BPA mund të depërtojnë në ushqim.
Zëvendësimi i ushqimeve më të shëndetshme: Ushqimet e përpunuara zëvendësojnë opsionet më të mira si frutat, perimet dhe drithërat.
Rreziku i sëmundjeve kronike
Konsumimi i ushqimeve ultra të përpunuara rrit rrezikun e:
Sëmundjeve kardiovaskulare.
Sëmundjes koronare e zemrës.
Sëmundjet mendore.
Diabeti i tipit 2.
Vdekje e parakohshme.
Rekomandime për një dietë më të shëndetshme
Gatuani në shtëpi duke përdorur artikuj ushqimor të freskët dhe të plotë.
Përdorni sasi të vogla t[ vajit, yndyrnave, kripës dhe sheqerit.
Kufizoni ushqimet e përpunuara si shtesë ndaj vakteve.
Lexoni etiketat: zgjidhni produkte me më pak përbërës
Shmangni produktet ultra të përpunuara.
Zëvendësoni pijet e ëmbla me ujë ose çajra.
Lane MM, Gamage E, Du S, et al. Ultra-processed food exposure and adverse health outcomes: umbrella review of epidemiological meta-analyses. BMJ. 2024;384:e077310.
Monteiro CA, Cannon G, Levy RB, et al. NOVA. The star shines bright. World Nutrition. 2016;7(1-3):28-38.
Monteiro CA, Cannon G, Lawrence M, et al. Ultra-processed foods, diet quality, and health using the NOVA classification system. Rome: FAO; 2019.