Shopping cart

Free Shipping for all orders over $200

Big Dumbbells
$120.00 x2
Vitamin Bottle
$80.00 x2

Subtotal:

$113.00
  • Na ndiqni:

MK

|

SQ

disabled_visible

Si kontribuojnë ushqimet e përpunuara në rrezikun e sëmundjeve kronike

Njerëzit gjithmonë e kanë përpunuar ushqimin në mënyra të ndryshme - me anë të trajtimit termik, tharjes, bluarjes, kriposjes dhe metodave të tjera - me qëllim që ta ruanin atë, ta përdornin më mirë ose ta bënin më të shijshëm. Megjithatë, në kohën e fundit, produktet ushqimore, nga ushqime të ndryshme dhe pije deri te vaktet e gatshme, janë bërë baza e ushqyerjes në shumë familje. Edhe pse ato mund të kursejnë kohë dhe përpjekje, gjithnjë e më shumë kërkime tregojnë se një ushqim e pasur me produkte të përpunuara mund të ketë efekte serioze negative në shëndet.

Klasifikimi i ushqimit sipas shkallës së përpunimit

Një mënyrë për të njohur ushqimin nga niveli i përpunimit përfshin katër grupe:

  1.  Ushqim i papërpunuar ose i përpunuar minimalisht
    • I marrë direkt nga natyra nga bimët ose kafshët, pa ndryshime të rëndësishme.
    • Mund t’i nënshtrohet pastrimit, bluarjes, tharjes, fermentimit, ngrirjes etj., pa shtuar vajra, yndyrna, sheqer, kripë ose aditivë të tjerë.
    •  Shembuj: fruta dhe perime të freskëta ose të ngrira, fruta të thata, fruta bërthamore, fara, drithëra (tërshërë, grurë, elb, misër, thekër, etj.), bishtajore (thjerrëza, fasule, qiqra), mish i freskët, vezë, qumësht, kos i thjeshtë, erëza, çaj, kafe, ujë, etj.
  2. Përbërës të përpunuar të kuzhinës
    • Produkte të përftuara nga përpunimi i përbërësve natyralë të përdorur për erëza dhe përgatitjen e gatimeve.
    •  Shembuj: vajra, yndyrna, gjalpë, kripë, sheqer, mjaltë, shurup panje, niseshte.
    • Me përdorim të kujdesshëm dhe të moderuar, ato kontribuojnë në larminë dhe shijen e gatimeve, duke ruajtur njëkohësisht një ushqim të ekuilibruar.
  3. Ushqim i përpunuar
    • Ushqim i prodhuar duke shtuar kripë, sheqer, vajra ose përbërës të tjerë (nga grupi 2) në ushqime natyrale ose të përpunuara minimalisht (nga grupi 1).
    • Zakonisht përmban dy ose tre përbërës.
    • o Shembuj: perime të konservuara ose turshi, koncentrat domatesh me kripë dhe/ose sheqer, fruta në shurup sheqeri, proshutë, fruta bërthamore dhe fara të kripura ose të ëmbëlsuara, peshk i konservuar (sardele, ton), mish dhe peshk i kripur, i tharë ose i tymosur, djathë, bukë (e papaketuar, e bërë nga mielli, maja, uji dhe kripa), pije alkoolike të fermentuara (birrë, verë).
  4.  Ushqime ultra të përpunuara
    • Ushqim i formuluar industrialisht i përgatitur në laboratorë nga përbërës dhe aditivë të izoluar ushqimorë që e bëjnë produktin shumë tërheqës për konsum.
    •  Shembuj: ushqime me yndyrë, të ëmbla ose të kripura të paketuara , biskota, akullore, çokollata, karamele, pije të gazuara, pije energjike dhe sportive, supa të menjëhershme, salca, erëza, kos të ëmbëlsuar, pije qumështi, margarina, ushqime të gatshme (pica, makarona, hamburgerë, salçiçe).
Pse ushqimi ultra i përpunuar është problem?
  • Përmbajtje e lartë sheqeri, kripe dhe yndyre: Ato i bëjnë produktet më të shijshme dhe nxisin konsumin e tepërt, gjë që çon në obezitet.
  • Përmbajtje e ulët e lëndëve ushqyese thelbësore: Mungojnë fibrat, vitaminat dhe mineralet e nevojshme për shëndetin.
  • Crregullim i tretjes dhe ngopjes: Përpunimi intensiv ndryshon mënyrën se si tretim dhe ndihemi të ngopur.
  • Shumë aditivë: Ndikojnë negativisht në mikrobiotën e zorrëve dhe rrisin inflamacionin.
  • Kimikate nga paketimi: Mikroplastikat dhe BPA mund të depërtojnë në ushqim.
  • Zëvendësimi i ushqimeve më të shëndetshme: Ushqimet e përpunuara zëvendësojnë opsionet më të mira si frutat, perimet dhe drithërat.
Rreziku i sëmundjeve kronike

Konsumimi i ushqimeve ultra të përpunuara rrit rrezikun e:

  • Sëmundjeve kardiovaskulare.
  • Sëmundjes koronare e zemrës.
  • Sëmundjet mendore.
  • Diabeti i tipit 2.
  • Vdekje e parakohshme.
Rekomandime për një dietë më të shëndetshme
  • Gatuani në shtëpi duke përdorur artikuj ushqimor të freskët dhe të plotë.
  • Përdorni sasi të vogla t[ vajit, yndyrnave, kripës dhe sheqerit.
  • Kufizoni ushqimet e përpunuara si shtesë ndaj vakteve.
  • Lexoni etiketat: zgjidhni produkte me më pak përbërës
  • Shmangni produktet ultra të përpunuara.
  • Zëvendësoni pijet e ëmbla me ujë ose çajra.

  1. Lane MM, Gamage E, Du S, et al. Ultra-processed food exposure and adverse health outcomes: umbrella review of epidemiological meta-analyses. BMJ. 2024;384:e077310.
  2. Monteiro CA, Cannon G, Levy RB, et al. NOVA. The star shines bright. World Nutrition. 2016;7(1-3):28-38.
  3. Monteiro CA, Cannon G, Lawrence M, et al. Ultra-processed foods, diet quality, and health using the NOVA classification system. Rome: FAO; 2019.

Vlerësim mesatar:

3 (87 vota)

Vlerëso: