Shopping cart

Free Shipping for all orders over $200

Big Dumbbells
$120.00 x2
Vitamin Bottle
$80.00 x2

Subtotal:

$113.00
  • Na ndiqni:

MK

|

SQ

disabled_visible

Të ushqyerit pas kolecistektomisë: Ushqimi që duhet të shmanget dhe ushqimi për rikuperim

Kolecistektomia, heqja kirurgjikale e fshikëzës së tëmthit, kryhet shpesh si një metodë për të trajtuar gurët në tëmth ose sëmundje të tjera të fshikëzës së tëmthit. Pas operacionit, trupi duhet të përshtatet për të funksionuar pa fshikëzën e tëmthit, e cila kërkon përshtatje të ushqyerjes, e cila është thelbësore për një rikuperim më të shpejtë dhe për të reduktuar mundësinë e shqetësimeve të tretjes, siç janë fryrjet, diarrea dhe ndjesia e rëndimit.

Ushqimet që duhet të shmangen

Për të lehtësuar punën e sistemit tretës, rekomandohet të shmangen ushqimet me yndyrë, erëzat intensive, pijet e gazuara dhe ato me kafeinë, produktet e qumështit me përqindje të lartë yndyre si dhe ushqimet dhe pijet me përmbajtje të lartë sheqeri.

1. Ushqimet e yndyrshme dhe të skuqura

Shmangni ushqimet të tilla si ushqimet e skuqura, mish me yndyrna të dukshme, gjalpë dhe ajkë. Këto ushqime mund të jenë të vështira për t'u tretur dhe mund të shkaktojnë parehati. Në të vërtetë, fshikëza e shëndetshme e tëmthit grumbullon dhe përqendron vrer, i cili gjatë ngrënies lirohet për të tretur yndyrnat. Kur fshikëza e tëmthit hiqet, vreri është më pak i përqëndruar dhe lirohet vazhdimisht në zorrë. Prandaj, është e rëndësishme që vaktet të mos jenë të yndyrshme, pasi ato mund të mbeten të patretura, duke shkaktuar gazra, fryrje dhe diarre.

2. Ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri

Ëmbëlsirat, pastat dhe pijet që përmbajnë shumë sheqer mund të ngarkojnë sistemin tretës.

3. Produktet e qumështit me përmbajtje të lartë yndyre

Qumështi me yndyrë të plotë, akullorja, djathrat, ajka dhe salcat e yndyrshme mund të shkaktojnë probleme të tretjes, veçanërisht te personat që së fundmi janë operuar.

4. Pijet e gazuara dhe ato me kafeinë

Pijet e gazuara, kafeja dhe çajrat e fortë mund të irritojnë sistemin tretës dhe të shkaktojnë fryrje ose diarre.

5. Ushqimet me erëza  

Specat djegës, kerri dhe erëzat e ngjashme intensive mund të shkaktojnë irritim dhe shqetësim në sistemin tretës.

Ushqimet gjatë rikuperimit

Pas kolecistektomisë, është e rëndësishme të zgjidhni ushqime të lehta për t'u tretur që sigurojnë materie të nevojshme ushqyese dhe që e ndihmojnë trupin të përshtatet me kushtet e reja. Ushqimet duhet të përgatiten duke i zier ose fërguar me avull pa shtuar yndyrna (ose me një sasi shumë të vogël vaj ulliri).

1. Ushqimet e lëngshme pa qumësht (ditët e para)

 Supat e papërziera, çajrat bimorë dhe uji me limon mund të ndihmojnë në hidratim dhe qetësimin e sistemit tretës.

2. Pasojnë ushqime që treten lehtë

Preferohen makaronat, orizi, patatja e zier dhe proteinat bimore, dhe më pas perimet e ziera të buta (karrota, kungulli, panxhari) dhe frutat e ziera (kompot ose pure, pa shtuar sheqer).

3. Burime të proteinave pa yndyrë

Pula, gjeldeti pa lëkurë dhe peshku i bardhë janë zgjedhje të mira pasi janë të lehta për t'u tretur dhe sigurojnë lëndë ushqyese të rëndësishme, si dhe produktet e qumështit pa yndyrë (p.sh. djathë i freskët i lopës).

4. Ushqime të pasura me fibra

Drithërat e plota, si orizi i kaftë dhe tërshëra, si dhe frutat dhe perimet e pasura me fibra, si brokoli, spinaqi dhe lulelakra, duhet të futen gradualisht gjatë disa javëve.

5. Yndyrna të shëndetshme në sasi mesatare

Vaji i ullirit dhe avokado janë shembuj të yndyrnave të shëndetshme që janë më të lehta për t'u tretur në sasi të vogla.

Këshilla për ushqyerjen
  • Hani vakte më të vogla, por më të shpeshta. Pesë deri në gjashtë vakte të vogla në ditë do të zvogëlojnë ngarkesën në sistemin tretës.
  • Gradualisht futni ushqime të reja. Trupit i duhet kohë për t'u mësuar me ndryshimet në ushqyerje. Ndiqni se si reagon trupi juaj ndaj ushqimeve të ndryshme.
  • Pini mjaftueshëm lëngje. Hidratimi është i rëndësishëm për shëndetin e sistemit tretës, por shmangni pirjen e sasisë së madhe të lëngjeve gjatë ushqimit.

Vlerësim mesatar:

3 (75 vota)

Vlerëso: