Shopping cart

Free Shipping for all orders over $200

Big Dumbbells
$120.00 x2
Vitamin Bottle
$80.00 x2

Subtotal:

$113.00
  • Na ndiqni:

MK

|

SQ

disabled_visible

Gjendje shëndetësore dhe ndërhyrje

Çfarë është hipertensioni?

Hipertensioni, i njohur edhe si presioni i lartë i gjakut, është një nga sëmundjet kronike më të zakonshme që karakterizohet nga presioni i vazhdueshëm i rritur në enët e gjakut. Kjo gjendje ndodh kur forca me të cilën gjaku shtyp murin e arterieve (enëve të gjakut) është shumë i lartë, gjë që mund të çojë në komplikime serioze shëndetësore si sëmundje të zemrës, goditje në tru dhe probleme me veshkat.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mbi 1.28 miliardë njerëz në mbarë botën vuajnë nga hipertensioni (presioni i lartë i gjakut), dy të tretat e të cilëve jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Rreziku i presionit të lartë të gjakut rritet ndjeshëm me moshën, hulumtimet tregojnë se më shumë se 60% e njerëzve mbi moshën 60 vjeç do të zhvillojnë hipertension.

Shenjat dhe simptomat e hipertensionit ose presionit të lartë të gjakut

Hipertensioni shpesh quhet "vrasësi i heshtur" sepse zakonisht nuk shkakton simptoma të dukshme në fazat e hershme. Megjithatë, disa njerëz mund të përjetojnë:

  • Dhimbje koke, sidomos në mëngjes.
  • Marramendje ose ndjenjë e lodhjes.
  • Funksioni i parregullt i zemrës.
  • Gjakderdhje nga hunda ose probleme me shikimin në një fazë të avancuar.                            

Monitorimi i rregullt i presionit të gjakut është mënyra më e mirë për të zbuluar këtë gjendje.

Si matet presioni i gjakut?

Presioni i gjakut matet duke përdorur një pajisje të quajtur sphygmomanometër. Matja përfshin dy numra:

  • Presioni sistolik (numri kryesor) - mat presionin kur zemra pompon gjak.
  • Presioni diastolik (numri i poshtëm) - mat presionin kur zemra është në qetësi ndërmjet rrahjeve.

Presioni normal i gjakut është rreth 120/80 mmHg dhe çdo devijim mund të tregojë një shkallë të hipertensionit. Presioni i gjakut i matur në shtëpi është një tregues i mirë nëse keni presion të lartë të gjakut. Të gjitha matjet e marra me një pajisje matëse të vërtetuar (të miratuar) duhet të vlerësohen mesatarisht për të paktën 3 ditë, dhe mundësisht për 6-7 ditë rresht. Matjet duhet të bëhen në mëngjes dhe në mbrëmje, në një dhomë të qetë, pas 5 minutash pushim, duke qëndruar ulur me mbështetje në shpinë dhe me krahun që po matni. Bëni dy matje me një interval prej 1-2 minutash.

Shkallët e hipertensionit

Standardet globale për përcaktimin e presionit të lartë të gjakut vendosin kufijtë e presionit sistolik (të sipërm) > 140 mmHg dhe presionit diastolik (të ulët) > 90 mmHg si prag për diagnostikimin e hipertensionit.

Hipertensioni ndahet në disa shkallë:
  • Presioni normal i gjakut: <120/<80 mmHg.
  • Prehipertensioni: 120-139/80-89 mmHg.
  • Hipertensioni i shkallës së parë: 140-159/90-99 mmHg.
  • Hipertensioni i shkallës së dytë: ≥160/≥100 mmHg.
Trajtimi dhe parandalimi

Trajtimi për presionin e lartë të gjakut mund të përfshijë ndryshime në stilin e jetës dhe/ose me marrjen e medikamenvete (barnave). Disa nga hapat kryesorë për të kontrolluar presionin e gjakut janë:

  • Aktivitet i rregullt fizik.
  • Një dietë e shëndetshme e pasur me fruta dhe perime.
  • Reduktimi i marrjes së kripës dhe yndyrave të ngopura.
  • Ruajtja e një peshe të shëndetshme trupore.
  • Shmangia e alkoolit dhe pirjes së duhanit.
  • Vizita të rregullta te mjeku për të monitoruar gjendjen.

  1. 2024 ESC Guidelines for the management of elevated blood pressure and hypertension Developed by the task force on the management of elevated blood pressure and hypertension of the European Society of Cardiology (ESC) and endorsed by the European Society of Endocrinology (ESE) and the European Stroke Organisation (ESO) European Heart Journal (2024) 45, 3912–4018 https://doi.org/10.1093/eurheartj/ehae178
  2. Int J Cardiol Hypertens. 2020 Dec 17;8:100075. doi: 10.1016/j.ijchy.2020.100075 American, European and international hypertension guidelines: Time to shake hands? Christina Antza 1, Ioannis Doundoulakis 2,3, Stella Stabouli 4,5, Vasilios Kotsis 6,∗ Copyright and License information PMCID: PMC7803036 PMID: 33884368
  3. 2020 International Society of Hypertension Global Hypertension Practice Guidelines Thomas Unger thomas.unger@maastrichtuniversity.nl, Claudio Borghi, Fadi Charchar, Nadia A. Khan, Neil R. Poulter, Dorairaj Prabhakaran, Agustin Ramirez, and Aletta E. SchutteAuthor Info & Affiliations Hypertension Volume 75, Number 6https://doi.org/10.1161/HYPERTENSIONAHA.120.15026

 

Vlerësim mesatar:

3 (86 vota)

Vlerëso: